Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Song of Solomon 5

:
Albanian - AL1
1 Hyra kopshtin tim, o motërza ime, nuse, mblodha mirrën time e vajin erëmirë, nga hualli im mjaltin hëngra e verën time piva bashkë me qumështin tim. Hani ju, o miq, pini e dehuni, o dashur.
2 Flija unë, por zemra s'po flinte. Trokëllimë! I shtrenjti im troket! «Hapma derën, motra ime, mikja ime, pëllumbesha ime, e përkryera ime, se plot vesë unë kokën kam, me lagshtën e natës dredhat janë mbushur!».
3 «Po unë këmishën e kam zhveshur, si ta vesh unë prapë? Po unë këmbët i kam larë, si t'i ndot unë prapë?».
4 I shtrenjti im dorën vrimë e shtiu e krejt u meka unë.
5 U ngrita, shtrenjtit derën t'i hap, e duart mirrë rridhnin, gishtat mirrë pikonin përmbi vegët e kajnacës.
6 shtrenjtit tim ia hapa, por kish shkuar i shtrenjti im, gjetiu ai kish ikur e sa s'më la fryma, kish ikur. E kërkova, por s'e gjeta, i bëzajta, por nuk gjegji.
7 Rojtarët, qytetit enden, kapën mua e rrahën, lënduan e zhveshën rojtarët e mureve.
8 Ju përbej, o bijat e Jerusalemit, po e gjetët shtrenjtin tim, ja se ç'do t'i thoni: ligu dashuria.
9 Ç'ka shumë i shtrenjti yt, o e bukura ndër gra? Ç'ka shumë i shtrenjti yt, kështu po na përben?
10 Shndrin e kuqëlon i shtrenjti im, ai spikat ndër një mijë vetë.
11 Kryet e tij, ar i kulluar, flokët e tij, dredha-dredha, janë zinj si penda e korbit,
12 sytë e tij porsi pëllumbat ndanë çurgut ujërave, larë qumësht e ndenjur shtruar.
13 Faqet e tij si lehe erëzash, pirgje erëmirë buzët e tij, lilakë vesojnë, mirrë çurgon.
14 Duart e tij si rrathë artë, me margaritarë dendur. Barku i tij enë fildishi, mbuluar me safirë.
15 Këmbët e tij shtylla mermeri, mbi themele ari pastër. Nga pamët është si Libani, si cedrat mirë.
16 Ëmbëltim prej goje i del e është i tëri i dëshirueshëm. Ja, ky është i shtrenjti im, o bijat e Jerusalemit, e ky është miku im.